Video/ Të qeshura me lot, Putin nuk përmbahet


Video/ Të qeshura me lot, Putin nuk përmbahet

22:10 17/10/2017

Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka mundur të mbajë dot të qeshurën kur një nga ministrat e tij të kabinetit propozoi eksportimin e mishit të derrit në Indonezi, një vend me shumicë myslimane.

The Jakarta Post

shkruan se Putin shpërtheu në të qeshura pasi ministri rus i Bujqësisë, Aleksandër Tkaçev përmendi eksportimin e derrit në Indonezi.

Në një video të postuar në faqen e internetit të lajmeve, Tkaçev propozoi një plan për të rritur eksportin e mishit në shtete si Japonia, Kina dhe Indonezia.

Putini e sqaroi Tkaçevin se Indonezia është një vend mysliman dhe populli i saj nuk ha mish derri. Ministri insistoi dhe u përgjigj “ata do ta hanin”.

Putini pastaj tha:

“Jo, nuk do ta konsumonin”,

para se të shpërthente në të qeshura.

Tkaçev pastaj buzëqeshi dhe sqaroi se ai donte të thoshte Korenë e Jugut dhe jo Indonezinë.  /tvklan.al 






Të ngjashme