Video/ Të rinjtë e PD publikojnë “Narcos de Albania”


Video/ Të rinjtë e PD publikojnë “Narcos de Albania”

19:21 30/05/2018

Të rinjtë e Partisë Demokratike kanë zhvilluar një protestë simbolike përpara Ministrisë së Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt.

Protesta ka nisur duke prezantuar fillimisht një video-montazh të Fatmir Xhafajt, Saimir Tahirit, grupit të Habilajve dhe Kryeministrit Edi Rama, të cilët i krahasojnë me serialin “Narcos”, që flet për jetën e trafikantit Pablo Escobar.

“Narcos de Albania” është titulluar ky video-montazh, ndërsa pasqyrohen ato që quhen “klanet Xhafaj” dhe “klanet Habilaj”. Në krye të tyre, sipas FRPD, qëndron Kryeministri Edi Rama.

/tvklan.al






Të ngjashme