Video/ Të shtëna me armë në Tiranë
Pas Elbasanit dhe në kryeqytet ka patur të shtëna me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:25, në rrugën“Bardhyl” në Tiranë dhe në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar ka patur të shtëna me armë zjarri në ajër.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja dhe deri tani nuk ka persona të lënduar. Janë shoqëruar 7 persona në ambientet e policisë për verifikim dhe sqarime të mëtejshme. Po vazhdon kontrolli i territorit dhe po punohet nga ana e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Edhe në Elbasan mbrëmjen e së martës pati të shtëna me armë ku mbeti i plagosur në këmbë një person.
/tvklan.al