Video/ Tërmeti shemb hotelin
Një hotel është shembur në pjesën lindore të Tajvanit pasi një tërmet me magnitudë 6,4 tronditi ishullin mbrëmjen e së martës, ku shkaktoi 2 të vdekur dhe 180 të plagosur.
Tërmeti goditi në orën 11:50, me orën lokale, rreth 13 kilometra në verilindje të qytetit port Hua-lien, sipas Institutit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara. Imazhet në televizionet lokale treguan se Hotel Marshal në Hua-lien po shembej dhe dukej pjesërisht i rrënuar në tokë. Mediat vendase njoftuan se një numër i ndërtesave kishte rënë me rreth 30 njerëz të bllokuar në hotelin e rrënuar, me të tjerët që zvarriteshin për të shpëtuar apo që po evakuoheshin. Sipas agjencisë kombëtare të zjarrit, qeveria e Tajvanit tha se një tjetër hotel ishte dëmtuar gjithashtu. Informacioni paraprak sugjeron se tërmeti, i cili ka goditur një qytet me rreth 100,000 banorë, ishte rreth gjashtë milje në thellësi./tvklan.al