Video/ Terror në 600 metra lartësi
Ky është momenti i tmerrshëm kur një avion pasagjerësh goditet nga rrufeja në qiell të hapur.
Avioni ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Vnukovo i Moskës, pasditen e 2 Janarit, teksa qielli ishte gri dhe binte shi.
Pak momente nga ngjitja një rrufe e fuqishme godet avionin, që ndodhej në 600 metra lartësi.
Ekspertja e motit, Julia Musina, duke folur për mediat ruse tha:
“Ishte diçka shumë e frikshme për t’u parë nga toka. Nëse e kanë parë atë që i ndodhi, ata që ndodheshin në avion mesiguri do të jenë friksuar pamasë.”
Fatmirësisht, avioni vijoi udhëtimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe nuk pati të lënduar.
Kjo nuk është hera e parë që një avion goditet nga rrufeja teksa ndodhet në lartësi.
Në Prill, pasagjerët e një avioni pranë Heathrow u tmerruan kur u zunë në mes të një stuhie, teksa ishin rrugës për në Londër. Rrufeja goditi të paktën tre persona.
Një muaj më vonë, një video e publikuar në internet tregonte momentin kur një tjetër avion goditej po nga rrufeja pranë një aeroporti të Kinës.
//tvklan.al