Terroristi i ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Manchester, jep deklaratën e frikshme: Është vetëm fillimi!
Një burrë i cili ka mbuluar fytyrën me një shami ushtarake ka marrë përgjegjësinë e sulmit në Manchester dhe deklaron se pas gjithçkaje fshihet ISIS. Pas tij duket flamuri i Shtetit Islamik.
Videoja zgjat vetëm 16 sekonda dhe policia ka nisur hetimet për të provuar vërtetësinë e saj.
Mesazhi:
“
Ky është vetëm fillimi! Luanët e Shtetit Islamik të Irakut kanë filluar të sulmojnë të gjithë të krishterët. Allahu Akbar
”,- deklaron ai, ndërkohë që në fund të videos ngre lart një letër të bardhë ku është shënuar data e sotme e mizorisë në Manchester./tvklan.al