
Video/ Thasë me drogë në makinë, 4 të arrestuar
50 kilogramë kanabis e sekuestruar dhe 4 të arrestuar është rezultati i një operacioni të Policisë së Lezhës. Burime zyrtare bëjnë të ditur se finalizimi i këtij operacioni të koduar “Stop” erdhi pas një pune hetimore 1 mujore.
Në pranga përfunduan Edmir Luka, 34 - vjeç, banues në Krujë, Nikë Vatnikaj, 23 - vjeç, Qerim Kolgjini, 23 - vjeç, dhe D. G. 17 - vjeç, të tre banues në Tiranë.