Foto/ Thesi plot me dollarë në 35-vjetorin e daljes në skenë të Gëzim Nikës


Foto/ Thesi plot me dollarë në 35-vjetorin e daljes në skenë të Gëzim Nikës

18:38 05/12/2017

Këngëtari i famshëm Gëzim Nika ka mbajtur në 1 Dhjetor një koncert në New York me rastin e 35-vjetorit të daljes së tij në skenë. Nika prej shumë vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Festa e cila ka zgjatur disa orë tregon se të pranishmit nuk e kanë kursyer aspak hedhjen e parave në skenë si shenjë vlerësimi për talentin dhe performancën e këngëtarit. Ajo që bie në sy në këtë festë është sesi skena është mbushur me mijëra dollarë, të cilat  në fund të mbrëmjes mblidhen me fshesë dhe më pas futen në një thes të zi. 

Siç duket në këtë video të postuar nga një prej të pranishmëve, pas përfundim të festës janë angazhuar disa persona të, ku njëri i fshin më fshesë, një tjetër i mbledh me dorë për ti futur në thes. 

“Kështu mblidhen lekët në Amerikë, nuk ka faj njerëzit që thonë të ikim në Amerikë”

, thotë një nga djemtë, i cili mbledh dollarët.

Nika është nderuar me titullin “Mjeshtëri i Madh” nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë, por në karrierën e tij ai mban dhe shumë çmime të tjera. Mes familjarëve, miqve që ishin të pranishëm dhe e uruan në këtë 35 vjetor, nuk munguan dhe vlerësimet dhe nga politikanët amerikanë, si Mark Gjonaj, apo David Tubiolo. Artisti Nika është një ndër këngëtarët më të dashur jo vetëm në trevat shqiptare, por edhe në mbarë botën. Nika dallohet për zërin e tij të veçantë dhe tekstet e këngëve patriotike.

/tvklan.al






Të ngjashme