Foto-Video/ Tornado në Itali, të paktën 2 të vdekur


Foto-Video/ Tornado në Itali, të paktën 2 të vdekur

10:35 07/11/2016

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën për shkak të motit të keq në Itali.

Sipas mediave të vendit fqinj, një 20 vjeçar nga India humbi jetën kur një tornado ra mbi Ladispoli, në veri të Romës, ndërsa një 61 - vjeçar në Cesano vdiq pasi një pemë ra mbi makinën e tij.

14956660_10207405998009084_8759776493009308304_n

Moti i keq ka bërë që shumë zona të vuanin mungesën e energjisë elektrike. Ndërkohë dëmet janë të konsiderueshme. Shtëpi pa çati, ballkone të shkatërruar, xhama të thyer e pemë të rëna përtokë janë pasojat e kohës së keqe, ndërsa sipas agjencisë së lajmeve Ansa, kushtet atmoferike pritet të përkeqësohen në të gjithë Italinë.

581f7ce2c46188c27b8b459b

Nuk dihet ende numri i të lëndurve.

Ndërkohë në Firence rritja e nivelit të lumit Arno, po vë në rrezik banorët.

Cwl8afDWEAA84Xa

Po gjatë natës së shkuar mësohet se janë regjistruar të paktën 90 lëkundje tërmeti, fatmirësisht me magnitudë më të vogël se 2. Lëkundjet janë ndjerë në Marche, Umbria dhe Lazio. /tvklan.al






Të ngjashme