Video/ Trump e shtyu me forcë në Samitin e NATO-s, vjen reagimi i kryeministrit
Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç ka reaguar në lidhje me gjestin e Donald Trump në Samitin e NATO-s.
Pasi Trump e shtyu me forcë për të treguar se ishte ai që duhej të qëndronte në vend të parë, kryeministri malazez e ka kaluar me “sportivitet” gjithçka.
Veprimi i Presidentit të SHBA u filmua dhe u përfol shumë në të gjitha mediat botërore.
“
I kam parë reagimet, ishte një situatë pa tendencë. Është normale që Trump të jetë në vend të parë.” Mali i Zi mbetet i dedikuar ndaj miqësisë me SHBA
”,- u shpreh Markoviç./tvklan.al