Video/ U njoh me një grua në emision, Fredi: Më kërkoi lekë që në takimin e parë


Video/ U njoh me një grua në emision, Fredi: Më kërkoi lekë që në takimin e parë

20:32 22/02/2018

Njohjet përmes telefonit në emisionin “Aldo Morning Show” janë tashmë të zakonshme. Një nga rastet është edhe ai i Fredit nga Lushnja. Ai rrëfeu se ka bërë disa njohje në emision, por sipas tij ato nuk kanë qenë serioze.  42-vjeçari tha se njëra prej tyre madje i kishte kërkuar para që në takimin e parë.

“Jam Fredi nga Lushnja. Të mora se kam dëgjuar një vajzë nga Shkodra që kërkonte njohje. Unë jam 42 vjeç, kam një minimarket në lagje. Unë jam i divorcuar. Jam lidhur edhe herë të tjera nga emisioni juaj por nuk kanë qenë tipi im. Nuk kanë qenë serioze, kanë qenë baxhella. Tjetër thonin në telefon, tjetër ishin kur i takoja. Donin makina dhe lekë. Shkova e takova njërën dhe më kërkoi lekë që në takimin e parë. Iku koha e aventurave, dua një njeri serioz”, tha Fredi.

/tvklan.al






Të ngjashme