Video/ Ushtria e Kosovës, rrugëtimi nga lufta me Serbinë deri më sot
E nisën luftën pa ndonjë mbështetje të madhe ndërkombëtare. Por, nuk u desh shumë kohë që UÇK-ja ta bëjë për vete edhe NATO-n.
Bile, guerilja më e suksesshme e shekullit XX, u bë partnere e ndërkombëtarëve në negociatat e Rambujesë, fillim-vitin e 1999, që dështuan pasi Serbia refuzoi ta nënshkruajë akordin final, njofton Klan Kosova.
E prirë nga Amerika, aleanca ndërhyri në Kosovë e Serbi, për të shkatërruar forcat e kësaj të fundit, që në ndërkohë po masakronin shqiptarët.
Si përfundim, UÇK-ja, doli nga lufta si fituese, pasi që misioni i saj për çlirimin e vendit nga forcat e Millosheviçit u bë realitet…/ Klan Kosova