Video/ Vdes foshnja sepse i ati i futi gishtat në fyt për ta ndaluar së qari


Video/ Vdes foshnja sepse i ati i futi gishtat në fyt për ta ndaluar së qari

11:43 01/12/2016

Një foshnje 9-javësh vdiq si pasojë e mizorisë të së atit i cili i futi gishtat në fyt që ta ndalonte së qari. Foshnja me emrin Jax, e seksit mashkull, ka mbetur me një sërë lëndimesh si kocka të thyera dhe gjakosje në tru.

Babai i tij, Robert James Burnette, nga Wentsville, Missouri, është akuzuar se ia ka futur gishtat në fyt të birit, e ka shkundur me forcë dhe e ka kapur prej fyti duke e përplasur në mur.

3AE2DABD00000578-3983462-image-a-5_1480520654291

19-vjeçari është akuzuar për abuzim fëmijësh dhe neglizhim, por prokurori i provincës së St. Charles e ka ngritur dënimin për abuzuesit e fëmijëve, deri në vdekje.

Ndërkohë që nëna e vogëlushit Megan Hendrix, 20 vjeç, u akuzua gjithashtu për abuzim dhe se kishte qenë e pranishme gjatë abuzimit të tmerrshëm që kishte bërë Burnette me të birin dhe nuk kishte ndërhyrë.

3AE2642700000578-3983462-image-m-61_1480505913740

Policia e Wenstville beson se ngjarja mes 18 tetor dhe 7 nëntor në shtëpinë e çiftit.

3AE2641600000578-3983462-image-a-62_1480505925040

Para se të shkonte në një gjendjen fatale që i kushtoi jetën, vogëlushi kishte pasur dhe fraktura në krah dhe dëmtim të mëlç1çisë nga përplasjet./tvklan.al





Të ngjashme