Video/ Vërshëllima e fundit, spikeri qan në transmetim live
Me vërshëllimën e fundit të arbitrit në ndeshjen që Besiktas fitoi 3-2 ndaj Osmanlispor në kampionatin turk, Konyasport ka garantuar qëndrimin në Superligë edhe pse ngelet dhe një javë nga fundi.
Spikeri i Kon Tv, kanal televiziv në Konya, Mustafa Durmuş, nuk i ka mbajtur dot lotët duke dhënë lajmin e përfundimit të ndeshjes dhe garantimit të qëndrimit në ligën e më të mirëve. Pas 33 javësh të luajtura, Konyaspor ka grumbulluar 3 pikë më shumë se Osmanlispor. Videoja e spikerit duke qarë është shpërndarë mijëra herë në rrjetet sociale duke u kthyer në një prej temave më të diskutuara në rrjet./tvklan.al