Video/ Vërtetohen dyshimet në “Dance With Me”, Benardi dhe Xheni në prag ndarje
Ashtu sikurse aludohej prej disa ditësh, ekziston vërtet një krizë në marrëdhënien mes Xhenit dhe Benardit, të cilët janë konkurrentë në spektaklin e “Dance With Me” që transmetohet në televizionin Klan.
Këtë të hënë, ata kanë performuar në “DWM”, por janë shprehur se marrëdhënia e tyre është në krizë. Ka qenë Benardi, i cili është shprehur rreth situatës, por duke mos dhënë detaje për shkakun e krizës mes tyre.
Ndërkohë nuk dihet nëse ata do ta kalojnë këtë çast dhe gjithashtu kanë vënë ne pikëpyetje vazhdimin e tyre në “Dance With Me”. Xheni dhe Benardi janë një nga çiftet më të dashur dhe kriza mes tyre ka shkaktuar pakënaqësi tek ndjekësit dhe fansat e tyre në rrjete sociale.
Ndonëse Benardi nuk ka pranuar të puthë partneren e tij dhe ka qenë evaziv për shpjegimin e situatës, Alketa Vejsiu u ka kërkuar që çfarëdo të ndodhë mes tyre mos ta ndërpresin garën e kërcimit.
/tvklan.al