Video/ Veshi minifund gjatë Ramazanit, dhunohet në autobus studentja


Video/ Veshi minifund gjatë Ramazanit, dhunohet në autobus studentja

21:53 22/06/2017

Një studente është rrahur dhe goditur për disa minuta, gjatë kohës që kishte hipur në autobus. Arsyeja pse është dhunuar studentja është sepse ajo kishte veshur minifund gjatë muajit të Ramazanit.

Ngjarja ka ndodhur në një autobus në Stamboll të Turqisë. Melisa Sağlam u godit disa herë në fytyre nga një pasagjer që ishte në të njëjtën linjë autobusi me atë.

Sikurse duket edhe në video  Melisa shihet teksa është kapur nga flokët dhe goditur disa herë gjatë momenti që ajo ishte duke zbritur nga autobusi.  

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të kësaj ngjarje, i cili është Ercan Kızıltaş.

Sipas dëshmitarëve Ercan para se të dhunonte Melisën ka thënë

 “Nuk keni turp që udhëtonin e veshur në këtë mënyrë gjatë muajit të Ramazanit".

Por, Kızıltaş pohoi se ai ishte "provokuar" dhe e ka goditur studenten për tu vetëmbrojtur./tvklan.al





Të ngjashme