Video: Vodhi 2 kg flori me dhunë, merr fund arratia e 22-vjeçarit


Video: Vodhi 2 kg flori me dhunë, merr fund arratia e 22-vjeçarit

10:50 04/08/2018

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 22-vjeçar, i cili ka vjedhur me dhunë 2 kilogramë flori në një argjendari. Robert Hasmuça u kap në Tiranë dhe për të kishte një masë sigurie “arrest me burg” të lëshuar nga Gjykata e Durrësit më 20 Qershor.

Ai e ka kryer krimin sëbashku me një person tjetër që mbetet ende i paidentifikuar.

“Uniformat blu kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg” të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës , Vendim Nr.216, datë 20.06.2018 në ngarkim të shtetasit Hasmuça, i cili në bashkëpunim me një shtetas tjetër ( vijon puna për identifikimin e plotë të tij), në lagjen Nr.4 kanë vjedhur me dhunë një argjendari ku kanë marrë rreth 2 kg flori me vlerë rreth 5.6 milionë lekë”

, njoftoi policia.

Ngjarja për të cilën akuzohet i riu Hasmuça ka ndodhur më 20 Prill në bulevardin e qytetit të Durrësit./abcnews.al






Të ngjashme