Video/ Vonesa i mori jetën
Ky është momenti tronditës sesi një person është therur nga shoku i tij, pasi ai ishte vonuar një ditë. Ngjarja e rëndë ndodhi në një stacion hekurudhe në Tyumen Oblast, Rusi.
Viktima, identitetit i të cilit nuk bëhet i ditur kishte udhëtuar 700 milje për të takuar mikun e tij, pa e ditur se ky do të ishte udhëtimi i fundit. Shoku i tij i dehur dhe i zemëruar, pse ai mbërriti një ditë më vonesë në stacionin hekurudhor në qytetin Kirov e ka qëlluar atë më një armë të fortë, duke e lënë të vdekur në vend. Të gjithë të pranishmit në stacionin hekurudhor janë shokuar nga ngjarja. Në fillim miqtë kanë qenë duke biseduar me njëri- tjetrin, dhe viktima po i shpjegonte arsyet e vonesës, por mesa duket për shokun e tij ardhja një ditë më vonë ka qenë e pafalshme. Mësohet se viktima është qëlluar dy herë . Policia ruse ka bërë të mundur arrestimin e vrasësit dhe e ka dërguar atë në burg./tvklan.al