Video/ Vrasësi, në vendin ku groposi mikun e tij


Video/ Vrasësi, në vendin ku groposi mikun e tij

13:11 09/03/2018

Këto janë momentet kur policia shoqëron me pranga në duar vrasësin e 36-vjeçarit Kreshnik Beqiraj, trupi i dekompozuar i të cilit u gjet të enjten në afërsi të fshatit Daullas, në Fier.

Në pamjet e publikuara nga policia, shihet momenti kur vrasësi është shoqëruar në vendin ku kishte groposur mikun e tij dhe kishte fshehur armën e krimit.

32-vjeçari Albert Zekaj e vrau mikun e tij në Qershor të 2017-ës, duke e goditur me një çekiç. Më pas ai e mbështolli trupin e Beqirajt me batanije dhe e groposi atë në vendin ku u gjet nga një bari i zonës.

Zekaj e pranoi vrasjen e mikut të tij, me të cilin ishte njohur në Belgjikë dhe kishte jetuar në një shtëpi në Fier. Ai mësohet se e vrau Beqirajn pas një konflikti për qiranë e shtëpisë.

/tvklan.al






Të ngjashme