Video/ Zajmina Vasjari flet për sherrin me Rezarta Shkurtën
Vetëm pak kohë më parë në media u përfol se dy mikeshat e ngushta Zajmina Vasjari dhe Rezarta Shkurta i kishin shkëputur të gjitha raportet me njëra-tjetrën pas një sherri mes tyre.
Por sot në emisionin “Xing me Ermalin” këngëtarja i ka dhënë fund aludimeve duke thënë se ato vijojnë të jenë mikesha të mira.
Po ashtu Vasjari pranoi se mes tyre ka patur një debat, por tashmë gjithçka është sqaruar.
“Sa i keq që je. Pse merresh me llafe. Ne kemi qenë dhe jemi shoqe, ne flasim. Por, është e vërtetë që kemi patur një debat me njëra-tjetrën por e kemi kaluar. Ka debate dhe mes shoqeve. Por, ajo gjënë e parë që bën kur mërzitet ka bllokun në rrjetet sociale”,
tha Vasjari.
/tvklan.al