Video/ Zgjidhet dilema e Fevziut, ja kush e vendosi Jet-Ski te shatërvani në Tiranë
Në emisionin “Opinion” të datës 21 Shtator, Blendi Fevziu publikoi një fotografi të një Jet-Ski (mjet lundrues) që ishte vendosur në shatërvanin që ndodhet tek ‘Parku Rinia’ në Tiranë. Fevziu ngriti shqetësimin se kush i sjell mjete të tilla në një shatërvan në mes të Tiranës, gjë që u mbështet edhe nga kryebashkiaki Erion Veliaj i cili ishte ftuar në studio.
Ndërkohë, më në fund është zbuluar se kujt i përket Jet-Ski. Në fakt bëhet fjalë për një reper të njohur grek i quajtur Tus, i cili ka bërë bashkëpunim me Brunon dhe kanë realizuar këngën e quajtur “Shqiptare”. Xhirimet e videoklipit janë bërë në Tiranë. Ky videoklip është publikuar ditën e djeshme në Youtube, si një bashkëpunim shqiptaro-grek. Në video shfaqet reperi Tus që qëndron mbi Jet-Ski te shatërvani në qendër të Tiranës. Mund të themi se shqetësimi i drejtë i Blendi Fevziut mori fund dhe dilema u zgjidh./tvklan.al
[caption id="attachment_321885" align="alignnone" width="1437"] Reperi grek Tus me Jet-Ski te shatërvani në Parkun Rinia[/caption]