Video/“Më ofendoi babain e gjymtuar, i vura tritol”, arrestohet autori i eksplozivit në autobus


Video/“Më ofendoi babain e gjymtuar, i vura tritol”, arrestohet autori i eksplozivit në autobus

14:50 26/08/2016 Tiranë - Erion Duçka, 28-vjeçari që u shoqërua si i dyshuar për vendosjen e një sasie tritoli në një autobus në kryeqytet ka pranuar krimin.

Ai ka deklaruar se e ka kryer në formë hakmarrje pasi shtetasi Klodian Rexhepi prej një periudhe të gjatë kohe i shante dhe ofendonte babain e tij që ka pësuar dëmtime të gjymtyrëve gjatë kohës që ka qenë punonjës i Shërbimit Informative Shtetëror.

Menjëherë pas vendosjes së tritolit ai ka deklaruar se është larguar me një biçikletë për t’u kapur më pas nga policia, të cilën e ka kundërshtuar me dhunë .

Në deklarimet e para ai ka mohuar përfshirjen në ngjarje duke u justifikuar se po shkonte drejt xhamisë.

Televizioni Klan transmetoi të ejnten pamjet e një prej kamerave të sigurisë që ka fiksuar Erion Duçkën gjatë vendosjes së eksplozivit.

Siç shihet në video, reth orës 03 e 35 një person me pantallona treçerekshe vjen nga pjesa juglindore e rrugës dhe i afrohet autobusit të parkuar tek pjesa e gomës së mbrapme.

Ulet dhe tenton të ndez fitilin e kallëpit të tritolit, proces ky që i merr 34 sekonda dhe largohet menjëherë në drejtimin që kishte ardhur.

Dy minuta më pas tritoli i vendosur në pjesën e sipërme të gomës ka shpërthyer duke shkaktuar dëme materiale në autobus, në një automjet të parkuar në rrugë, si dhe ka thyer xhamat e apartamenteve të katit të parë.

2

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

Ditën e djeshme shpërthimi i një sasie eksplozivi ka alarmuar banorët e Rrugës “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet.

Objektiv ka qenë një autobus i një agjencie funerale.

Televizioni Klan ka siguruar pamjet e një prej kamerave të sigurisë që ka fiksuar autorin dhe të gjithë dinamikën e  ngjarjes.

Siç shihet në video, reth orës 03 e 35 një person me pantallona treçerekshe vjen nga pjesa juglindore e rrugës dhe i afrohet autobusit të parkuar tek pjesa e gomës së mbrapme.

Ulet dhe tenton të ndez fitilin e kallëpit të tritolit, proces ky që i merr 34 sekonda dhe largohet menjëherë në drejtimin që kishte ardhur.

Dy minuta më pas tritoli i vendosur në pjesën e sipërme të gomës ka shpërthyer duke shkaktuar dëme materiale në autobus, në një automjet të parkuar në rrugë, si dhe ka thyer xhamat e apartamenteve të katit të parë.

Policia pas marrjes dijeni ka shoqëruar në Komisariatin 4 një  person që udhëtonte me biçikletë në rrugicat që të nxjerrin pranë ish profarmës.

Hetimet janë përqendruar në një konflikt për shkak të konkurencës në biznes ndërsa pronari i autobusit shtetasi E. Rexhepi mohon të ketë konflikte.

Tv Klan





Të ngjashme