Video/Aty ku uji kthehet në “gjak”, mijëra turistë rendin për ta parë
Një liqen i kripur, i njohur si “Deti i Vdekur i Kinës” është kthyer në një destinacion të preferuar për mijëra turistë.
Liqeni i kripur i lashtë që është formuar para 500 milionë vitesh dhe që zë 120 kilometra katrorë, nuk është në fakt një skenë krimi, por rezultat i natyrshëm i algave në ujë. Me rritjen e temperaturave dhe intensitetit të dritës shkaktohen organizma të quajtura “salina - dunaliella” që e kthejnë ujin në ngjyrë të kuqe si gjak. Ky fenomen është parë edhe në Francë, SHBA, Turqi dhe më shumë kohët e fundit në Iran."Në mjedisin detar, “salina - dunaliella duket e gjelbër",
tha Mohammad Tourian, një shkencëtar në Universitetin e Stuttgart, për liqenin në Iran, Urmia, që papritmas u kthye në të kuqe të ndezur, në Korrik."Megjithatë, në kushtet e kripësisë së lartë dhe të intensitetit të dritës, mikro-algat kthen të kuqe për shkak të prodhimit të karotenoideve mbrojtëse."
Përveç se është si ngjyra e gjakut, uji i kripur do të thotë që njerëzit mund të notojnë lehtësisht në të, duke i mësuar emrin edhe liqenit: "Deti i Vdekur i Kinës"./tvklan.al