Video/Aurela Gaçe “duet” me të bijën
Aurela Gace nuk ka mundur dot t’i mbajë emocionet për vete. Përmes një videoje të publikuar në profilin e saj në Instagram, këngëtarja na prezanton vogëlushen e saj Grace, e cila duket se do të ndjekë hapat e nënës së saj.
Pavarësisht se Aurela kishte vendosur të mos e prezantonte publikisht të bijën deri sa ajo të rritej e të vendoste vetë, këtë herë nuk mundi ta mbante dot premtimin.
Në një festë të kopshtit, Grace e veshur si një princeshë ka kënduar këngën e nënës së saj kur ishte fëmijë.
Videoja e publikuar në Instagram është tepër emocionuese pasi duken nënë e bijë në “duet”, të dyja të vogla.
“Më në fund ju prezantoj vajzën, dritën e syve të mi e të Skerdit.
Sot unë kam ndjerë një emocion dhe lumturi që nuk përshkruhet. Sot ajo me shokët e shoqet e kopshtit kishin festën.
Nuk e dija çfarë kishin pregatitur për mua mësuese Alda dhe profesori i muzikës, Romeo.
Grace mori mikrofonin e nga goja e saj e vogël dilte kënga të cilën unë e kam kënduar kur isha vetë fëmijë .
Më vinte të qaja nga gëzimi.
Një mik i imi Ermal Peci bëri këtë miks mes meje si fëmijë e tani fëmijës tim 4 vjeç e gjysmë që këndon “duet” me mamin. Nuk mund te rrija pa e ndare me ju kete qe ndjeva .
Mendoj dhe besoj se kete moment do ta kem une e ajo ne memorje si moment te shtrenjte.
Nuk doja ta prezantoja Grace deri sa ajo të rritej e ëe vendoste vetë , por ja që nuk durova. Uroj të emocionoheni e të merrni dashuri pa kufi nga vogëlushët tuaj që vërtetë na shtojnë jetën. Pranë Grace janë shokët e shoqet e saj si yje”- shkruan Aurela./tvklan.al
https://www.instagram.com/p/BGZg934Pk5k/?taken-by=aurelagaceofficial&hl=en