Video/Boko Haram rishfaq nxënëset e rrëmbyera: “Lironi militantët, në këmbim të vajzave”


Video/Boko Haram rishfaq nxënëset e rrëmbyera: “Lironi militantët, në këmbim të vajzave”

19:52 14/08/2016

Grupi militant islamik në Nigeri, Boko Haram, ka shfaqur një tjetër video, ku duken nxënëset nigeriane të rrëmbyera dy vite më parë.

Në këtë video, që është e treta e publikuar nga grupi islamik, shfaqen rreth 50 vajza të cilat qëndrojnë të ulura pas një lideri të Boko Haram.

Ky i fundit u drejtohet me një mesazh familjarëve të nxënëseve, që të kërkojnë nga qeveria lirimin e militantëve, në këmbim të lirisë së vajzave të tyre.

vajzat 2

Ai gjithashtu thekson se disa prej 276 nxënëseve të rrëmbyera në Chibok, janë vrarë në sulmet ajrore, dhjetëra të tjera kanë mundur të largohen, megjithatë rreth 200 vajza ende po mbahen peng. Dyshohet se vajzat e rrëmbyera janë abuzuar seksualisht.

Grupi militant islamik Boko Haram rrëmbeu 276 vajza nga një konvikt në qytetin verilindor të Chibok me 14 Prill 2014. Rreth 200 militantë të armatosur rëndë mbërritën gjatë natës me rreth 20 makina dhe rrëmbyen vajzat.

Përse u rrëmbyen këto vajza shkolle?

Në gjuhën e zonës Hausa Boko Haram do të thotë edukimi perëndimor është i ndaluar, ndaj dhe rrëmbimet tregojnë urrejtjen e thellë kundrejt edukimit perëndimor. Për më tepër, grupi promovon pikëpamjen puritane të islamit se vendi i femrës është në shtëpi.

Në shkollën e Chibok ku po mbaheshin provimet shkollore të fundit për vajzat kristiane dhe myslimane ishte ndër të vetmet që ishte ende e hapur në zonën e shtetit të Bornos dhe nuk kishte as mbrojtje sigurie atë natë./tvklan.al





Të ngjashme