Video/Dëshmia: Tre shqiptarë ia prenë kokën, e pashë me sytë e mi
Polica greke duket se tani është futur në një pistë konkrete sa i përket therjes së 26-vjeçarit shqiptar Bledar Terpollari, në një stan në Igumenicë. Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e një 28-vjeçari shqiptar, i cili është ndaluar me akuzën se ka dijeni për vrasjen. Ai ka thënë para hetuesve se ka deklaruar se ka qenë i pranishëm në vrasjen e Terpollarit.
Në dëshminë e tij, ai ka thënë se tre persona të armatosur, edhe ata shqiptarë, e kishin detyruar me forcë t’u tregonte se ku ndodhej stani ku punonte Bledar Terpollari, e kishin marrë me vete dhe për rrjedhojë ai e kishte parë nga afër vrasjen dhe madje prerjen e kokës.
Ai u ka treguar hetuesve edhe vendin ku e kanë groposur. I arrestuari ka dëshmuar gjithashtu se vrasja është kryer për çështje të lidhura me trafikun e lëndëve narkotike dhe se vrasësit janë larguar nga vendngjarja me makinë drejt kufirit shqiptar. Policia greke vazhdon hetimet për gjetjen e tyre./
tvklan.al
Burimi: enikos.gr