Video+Emrat/ Tragjike, 31-vjeçari vret me pistoletë vajzën
Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e së premtes kryeqytetin. Xhafer Mata ka vrarë me armë zjarri pistolete Xhuljeta Çunin 19 vjeç, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Autori më pas qëlloi dhe veten me armë zjarri dhe u transportua në spital në vdekje klinike. Ai ndërroi jetë rreth 1 orë më vonë. Në vendngjarje është gjetur pistoleta, e cila është sekuestruar nga policia. [caption id="attachment_391943" align="aligncenter" width="729"] Foto: Vendi ku autori i krimit qëlloi veten, rreth 15 metra larg trotuarit ku vrau 19-vjeçaren[/caption] Skena e krimit u zhvendos nga e djathta në të majtë për rreth 15-20 metra. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes./tvklan.al