Video/Foshnja e shurdhët dëgjon zërin e nënës për herë të parë


Video/Foshnja e shurdhët dëgjon zërin e nënës për herë të parë

21:40 22/07/2016

Ky është momenti i pabesueshëm kur një foshnje e shurdhët dëgjon për herë të parë zërin e nënës së saj.

Annabelle Lawrence 3 muajshe ka lindur me pamundësi për të dëgjuar, por me ndihmën e një aparati në formë kufjesh e vogla, ajo nuk mund të fshehë gëzimin kur dëgjon zërin e nënës.

Aparati është një zgjidhje e përkohshme, pasi kur ajo të bëhet 9 muajshe do të jetë e mundur që të ndërhyhet me një implant, pasi nervat e saj në tru që përgjigjen për mesazhet zanore funksionojnë më së miri./tvklan.al

 






Të ngjashme