Videogame në Olimpiadë
Teksa në Kinë po mbahet kampionati botëror i Lojërave Elektronike, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar po mendon të përfshijë këto lojëra në olimpiadat e ardhshme. Organizatorët e Lojërave Olimpike në 2024, që do të mbahen në Paris kanë nisur që tani bisedimet. Sipas zyrtarëve të Komitetit Olimpik, lojërat elektronike nuk duhet të shkelin parimet olimpike.
Programi i Olimpiadës së 2024 do të nisë të ndërtohet në 2019 dhe vendimi se cilat sporte do të shtohen do të merret në 2020 në lojërat e Tokios.
Videolojërat që përmbajnë garë prodhuan rreth 450 milionë euro të ardhura në 2016 dhe kanë një audiencë globale prej 320 milionë personash. Kjo kategori do të përfshihet në Lojërat Aziatike të 2022.
Lojërat Elektronike, që brenda tyre kanë garë mund të konsiderohen edhe sport në vetvete. Lojtarët mund të krahasohen me atletët e sporteve tradicionale të cilët stërvitet dhe përgatitet me intensitet.
Duhet parë tashmë përputhshmëria me rregullat e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar veçanërisht sa i përket antidopingut, basteve dhe manipulimeve.
Tv Klan