Video/Goditet grupi i trafikut të armëve, dy në pranga


Video/Goditet grupi i trafikut të armëve, dy në pranga

09:05 21/05/2016

Një grup kriminal që trafikonte armë brenda vendit dhe jashtë Shqipërisë është shkatërruar nga policia e Tiranës. Në pranga kanë përfunduar 2 persona ndërsa janë shoqëruar 16 të tjerë në dy qytetet: Tiranë dhe Korçë. Në pranga kanë përfunduar Adil Mersinllari, 42 vjeç dhe Bledar Muçollari, 32 vjeç të dy nga qyteti i Korçës. 32 lindur dhe banues në Korçë.

Gjatë operacionit të koduar “Moglica” janë kryer kontrolle në 24 banesa, ndërsa po hetohet për të mësuar destinacionin final për arsenalin e armëve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

57 copë kallëpe tritoli të masës 400 gr për çdo kallëp; 103 copë granata sulmuese “defensive”, me rreze shpërthyese rreth 200 metra; 100 copë ndezës granatash, 1 granatë-hedhës, 23 predha granata-hedhësi; 20 kuti në forme tubi të dyshuara si eksplozive me një fuqi shumë të forte shpërthyese; 2 kaseta metalike dhe 1 kuti metalike për mbajtje fishekësh model 56, të kalibrit 7.62 mm.

Në total sasia e fishekëve  është 1640 copë. Gjithashtu janë sekuestruar:

3 murtaja me trekëmbësha dhe pjatat kupore; 2 mitraloz të rëndë së bashku me trekëmbëshat mbajtës; 20 pjese mitralozash të rendë të çmontuar; 1 shirit metalik me 250 copë fishekë mitralozi të rëndë model 53; 1 automjet tip Opel Omega me targa KO 6690 B; 4 aparate celularë të markave të ndryshme. /tvklan.al






Të ngjashme