Video/I aksidentuari në gjendje kritike, gazetarja i bën intervistë
Ka gazetarë të zellshëm, por edhe gazetarë të pashpirtë. Ky mund të jetë fare mirë edhe rasti i kësaj reportereje në El Salvador, që interviston një person që po vdes.
Në një video të postuar në internet, që ka shokuar opinionin publik, shfaqet një person i shtrirë përtokë që është përplasur nga një automjet, vetëm pak çaste para se të ndodhë intervista.
I plagosuri qëndron i shtrirë përtokë dhe dallohet se ka dhimbje, por gazetarja, në vend që ta ndihmojë i zgjat mikrofonin për ta pyetur se çfarë ka ndodhur.
Me vështirësi, ai i thotë se e kanë përplasur dhe se ka dhimbje. Ateherë gazetarja e pyet nëse e kishte parë makinën duke ardhë, që sigurisht i aksidentuari i përgjigjet “jo”.
Gazetarja atëherë e pyet nëse do të dëshironte të shkonte në spital… madje edhe për ku ishte nisur.
Mediat shkruajnë se i plagosuri ndërroi jetë më vonë për shkak të dëmtimeve të marra./tvklan.al