Video/I riu policit:“Këpucët e mia kushtojnë më shumë se rroga jote”
Një i ri milioner në Britani, ka shpërthyer ndaj dy agjentëve të policisë, duke i thënë një shprehje që vërtet nuk do të bënte krenar prindërit e tij.
“Këpucët e mia kushtojnë më shumë se rroga jote”, ka qenë përgjigja e milionerit Aleem Iqbal në momentin që policia britanike e ka ndaluar në Birmingham, në drejtimin e makinës së tij, një Lamborghini me vlerë rreth 993 mijë dollarë.
21-vjeçarit, i njohur me emërtimin e ‘Lord Aleem’ në grupimin e “Fëmijë të pasur në Instagram”, duket se nuk i ka pëlqyer aspak fakti, që policia i ka kërkuar të ndalojë për ta verifikuar.
Në videon e postuar online Iqbak dëgjohet “Përse më shikon? Më beso vlla, këpucët e mia kushtojnë më shumë se rroga jote”, ndërsa shumë kalimtarë dëfreheshin nga e folura e tij dhe xhironin skenën.
Ngjarja ndodhi vetëm pak orë pasi milioneri kishte dalë në rrugë më makinën e tij të re, një Lamborghini Aventador SV Roadster, me tragë të personalizuar ’41EEM’.
Por pas kësaj trimërie në rrugë, 21-vjeçari është detyruar nga familja e tij që të kërkojë falje.
Sipas agjentit të tij, pasi i riu pasi reflektojë për çfarë ka ndodhur dhe pasi foli me familje e tij, i kërkon ndjesë oficerëve të përfshirë në këtë situatë.
“Ai e pranon që u përfshi më shumë seç duhet në situatë, por Aleem ka thënë se është i lodhur nga fakti që policia i bie në qafë vetëm sepse është i ri dhe nget makina të bukura”, është shprehur agjenti./tvklan.al