Video/Ishulli i mallkuar, “vret” çdo person që jeton aty
Ishulli i vogël Gaiola në Itali duket si ëndërr që e aspiron secili për ta vizituar, por ka vetëm një problem, pasi është i mallkuar dhe kjo nuk është një shaka. Ishulli ka një histori shqetësuese, i mbushur me incidente të frikshëm dhe vdekje misterioze. Në vitet 1800 një person me nofkën “magjistar” ishte rezident i vetëm në ishullin e bukur. Ai siguronte jetesën duke peshkuar, por një ditë magjistari” misterioze u zhduk, ç’ka krijo tek idenë fillestare se ishulli ishte i mallkuar.
E gjithë kjo do të tingëllojë si mjaft e çuditshme, pasi shumëkush mund të mendojë se “magjistari” mund të ketë rënë në det. Por vite më vonë vila në ishullin e vogël i përkiste një zvicerani me emrin Hans Braun, të cilin e gjetën të vdekur dhe të mbështjellë me një qilim. Jo shumë kohë pas, gruaja e tij u mbyt në mënyre misterioze në det.
Disa vite më vonë pronari i ardhshëm ishte Otto Grunback, një burrë gjerman i cili vdiq nga një atak në zemër, ndërsa jetojnë në ishull. Pas tij, ishulli ra në duart e industrialistit Maurice-Yves Sandoz, i cili kreu vetëvrasje në një spital psikiatrik në Zvicër. Pronari i saj i ardhshëm u bë një industrialist çeliku, Baron Karl Paul Langheim. Vetëm disa kohë pas blerjes së ishullit gjithë e ekonomia e Karl Paul Langheim mori tatëpjetën. /tvklan.al