Video/Kapen me 11 kg drogë, pranga dy të rinjve në Kurbin
Dy të rinj kanë përfunduar në pranga, pasi u kapën me plot 11 kilogramë kanabis në makinë. Ata janë Nikoll Koca, 25 – vjeç dhe Rajmond Prenga, 21 – vjeç, të dy banues në Kurbin.
Sipas policisë, droga u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me targë AA 814 GD. Ajo ishte e futur në 2 thasë të zinj të fshehur në mjet.
Dy të arrestuarit dyshohet të jenë gjithashtu pronarë të 15 thasëve të mbushur me mbetje të bimëve narkotike kanabis në Hidrovor – Adriatik, të gjetur ditën e diel nga policia.
Ndalimi i dy të rinjve u bë nga shërbimet e F.N.SH-së, të Policisë Kufitare Shëngjin dhe të Seksionit kundër Narkotikëve në D.V.P. Lezhë, gjatë patrullimit në kufirin bregdetar./tvklan.al