Video/Masat e policisë për rritjen e sigurisë në rrugë, në 24 orë 14 të arrestuar


Video/Masat e policisë për rritjen e sigurisë në rrugë, në 24 orë 14 të arrestuar

10:46 12/08/2016

Policia Rrugore në të gjithë vendin po vijon operacionin për marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur gjithësej 1.804 masa administrative, janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh, nga këta 11  të pa pajisur me leje drejtimi dhe 3 drejtues mjetesh në gjendje të dehur. Janë pezulluar gjithësej  62 leje drejtimi , nga këto: 10 për pije alkoolike, 33 për shpejtësi dhe 19 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.

Janë vendosur 524 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi, 83 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 98 masa për përdorim celulari, masat e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj. Si dhe janë dërguar në OASH, 80 drejtues mjetesh .

Gjithashtu janë këshilluar drejtues të automjeteve që nuk kanë rezultuar përsëritës, për mosvendosje të rripit të sigurimit, përdorim celulari e shkelje të lehta të Kodit Rrugor .

Në ditët në vijim, Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në sensibilizimin e gjithë përdoruesëve të rrugës për respektimin e rregullave të Kodit Rrugor, si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e  shkelësve të Kodit Rrugor./tvklan.al






Të ngjashme