Video/Mjekët heqin nga fyti 1-vjeçares gjilpërën 4 cm
Një video e pabesueshme e xhiruar në një spital kinez, tregon momentin kur mjekët arrijnë të heqin me sukses një gjilpërë rreth 4 cm të ngulur në fytin e një vajze të vogël 1-vjeçare.
Ende nuk është e qartë mënyra se si foshnja e kishte gëlltitur gjilpërën, por ndërhyrja e mjekëve ka qenë e jashtëzakonshme.
Një grafi me reze X tregon se si gjilpëra qëndron e palëvizur në fytin e të voglës dhe më pas me një ndërhyrje me një aparaturë të pajisur me kamera, arrihet të hiqet mjeti i mprehtë.
Sipas mediave vendase operacioni ka zgjatur vetëm 30 sekonda dhe vajza e vogël është mirë dhe e ka marrë veten plotësisht./tvklan.al