Video/Nëna 19-vjeçare, lind vajzën më e madhe në botë
Peshon 6.8 kilogram dhe është vajza e sapolindur më e madhe në botë.
Ajo është fëmija e parë e një vajze 19- vjeçare nga India dhe ka lindur me ndërhyrje cezariane.
Një prej mjekëve të pranishëm në lindje, ka thënë se është vërtet një mrekulli që ajo nuk e kishte parë kurrë në 25 vite karrierë.
Nëna e saj dhe mjekët u shokuan kur 19-vjeçarja u paraqit për të lindur në spital dhe konstatuan nëpërmjet matjeve, peshën e bebes.
Gruaja ka treguar që ka patur një shtatzëni të qetë dhe që nuk e ka menduar kurrë se do të lindte një foshnje me peshë kaq të madhe.
Aktualisht bebja po mbahet nën vëzhgim nga mjekët, për ndonjë komplikacion të mundshëm në ditët në vijim./tvklan.al