Video/Obama ashtu siç nuk e keni parë kurrë më parë
Presidenti Barack Obama është filmuar duke kërcyer këngën e Drake, Hotline Bling me këngëtarin Usher në eventin final muzikor në Shtëpinë e Bardhë.
Obama u pa duke kërcyer hitin më të fundit të Drake, në festën “Dashuri dhe Lumturi” të premten.
Presidenti imitonte lëvizjet e këngëtarit duke u kthyer në sensacion në internet pas shpërndarjes së videos.
Në pistën e kërcimit Presidentit iu bashkuan menjëherë Usher dhe Janelle Monae.
Kjo ishte mbrëmja e fundit muzikore e Presidentit të SHBA-së në Shtëpinë e Bardhë, pasi kanë mbetur vetëm disa ditë nga zgjedhjet presidenciale./tvklan.al