Videopërgjimi dhe situata e fundit politike
Autori: Blendi Fevziu
23:39 20/01/2011Emisioni “Opinion” ka sjellë mbrëmjen e sotme intervistën me kryeministrin e vendit, Sali Berisha. Fokusi i saj ishte videopërgjimi i publikuar së fundmi, në të cilin zvendëskryeministri i vendit dhe ministri i ekonomisë, Ilir Meta dhe Dritan Prifti bisedonin për një aferë.
Kjo video është kontestuar nga mazhoranca dhe vetë Ilir Meta, por ka provokuar dorëheqjen dhe largimin e tij nga qeveria. Nga ana tjetër opozita ka deklaruar se ditën e nesërme, do organizojë një manifestim të madh proteste në Tiranë, ku do kërkojë dorëheqjen e qeverisë dhe zgjidhje të parakohshme.
Në fillim të intervistës Sali Berisha u shpreh: Është një javë, e cila krahas një axhende intensive të qeverisë, për të qëndruar në reforma, për të qëndruar në projektet e mëdha ka patur dhe një zhvilim të pahomueshëm. Zhvillim shumë i fortë sepse kreu i opozitës me një skenar të vjetër, arakik monton për kreun e qeverisë një video./tvklan.al