Video/ Pesë të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Nju York
Pesë pasagjerë të një helikopteri kanë humbur jetën në Nju Jork, pasi piloti bëri një manovrim për t’i shpëtuar një përplasjeje.
Helikopteri ra në lumë rreth orës 19.06, sipas orës lokale, të dielën.
Piloti Richard Vance, 33 vjeç, arriti të shpëtonte duke dalë por pesë udhëtarët u bllokuan brenda, në pamundësi për të shpëtuar nëpërmjet pajisjeve të sigurisë.
Sipas
Daily Mail
, policia tha se helikopteri ra në ujë dhe u fundos.
Incidenti ndodhit rreth orës 19:00 kur helikopteri u nis nga Nju Xhersi në drejtim të Statujës së Lirisë në Nju Jork para se të rrëzohej në Roosevelt Island.
Helikopteri ishte marrë me qira për të realizuar disa foto./tvklan.al