Video/Peshon188 kilogramë,10-vjeçari nuk shkon dot në shkollë


Video/Peshon188 kilogramë,10-vjeçari nuk shkon dot në shkollë

16:18 05/07/2016

Ky 10-vjeçar nga Indonezia është padyshim një nga fëmijët më të shëndoshë. Arya Permana është 10 vjeçari i cili peshonte 192 kilogramë.

Ai nuk mund të shkojë dot në shkollë sepse nuk mund të ecë për shkak të peshës trupore.

Rokaya, nëna e tij e shqetësuar për gjendjen shëndetësore të djalit e ndihmoi që ai ti nënshtrohet një diete të fortë duke rënë nga 192  në 188 kilogramë.

“Jam e shqetësuar sepse ai nuk mund të ecë. Ai duket i mërzitur gjithë kohën. Unë qaj kur ai më pyet nëse mund të shkojë në shkollë. Doktori më ka sugjeruar që të vazhdojë dietën”./tvklan.al

 






Të ngjashme