Video/Policia amerikane vret një tjetër adoleshent me ngjyrë


Video/Policia amerikane vret një tjetër adoleshent me ngjyrë

22:45 05/08/2016

Policia e Chicagos ka publikuar sot një video që tregon momentin kur një adoleshent me ngjyrë, i paarmatosur, ndiqet nga 3 oficerë policie dhe qëllohet me armë nga pas.

Policët u vunë në ndjekje të 18 – vjeçarit Paul O’Neal, pasi dyshohej se kishte vjedhur makinën me të cilën po lëvizte. Fillimisht policët qëllojnë me armë në drejtim të mjetit që po drejtonte adoleshenti. Më pas, ata e gjëmojnë atë në këmbë.

Pas disa minutash, efektivët e policisë arrijnë ta kapin të riun, të cilin e prangosin, teksa ai qëndron i plagosur me armë zjarri përtokë.

policia-chicago

18 – vjeçari ndërroi jetë më vonë në spital.

Vetë policia tha se momenti kur ai u qëllua me armë zjarri nuk është regjistruar nga kamerat që mbajnë në trup efektivët e policisë, pasi dyshohet se nuk punonte në atë moment, ose mund të ketë rënë gjatë kohës që polici vraponte.

Ngjarja në fjalë ndodhi të enjten e shkuar. Tre oficerët e policisë mësohet se janë pezulluar nga detyra.

Sipas regullores së policisë së Chicagos, efektivët duhet të publikojnë videon në rast fatalitetesh, brenda 60 ditëve nga ngjarja.

Paul-ONeal

Këto rregulla janë pjesë e disa reformave të ndërmarra nga shteti, pas vrasjes nga policia të 17 – vjeçarit Laquan McDonald, në Tetor të 2014 – ës.

Pamjet e vdekjes së tij u publikuan në Nëntor. Videoja shkaktoi protesta në SHBA dhe çoi në shkarkimin nga detyra të shefit të policisë./tvklan.al





Të ngjashme