Video/Punonjësit e aeroportit shtyjnë avionin 36 ton në pistë


Video/Punonjësit e aeroportit shtyjnë avionin 36 ton në pistë

17:40 20/07/2016

Ky është momenti kur punonjësit e një aeroportit janë të detyruar të shtyjnë një avion pasagjerësh, që po përgatitej për nisje. Skena e pabesueshme është xhiruar në aeroportin Fiumicino, të Romës.

Si pasojë një defekti teknik të kamionit që shërben për tërheqjen e avionit në pistë, punonjësi e këtij aeroporti u detyruan të shtyjnë një avion Bombardier CRJ900, që peshon rreth 36 ton, për ta përgatitur për nisje.

Video tregon pikërisht mometin kur punojësit ndërmarrin një manovër shumë të rrezikshme, me lejen e drejtuesve të këtij institucioni, duke u vendosur poshtë avionit në pjesën e rrotave dhe duke shtyrë.

Një pjesë tjetër e stafit, jep urdhërat se si duhet të lëvizin.

Avioni 90-vendësh, i mbushur plot me pasagjerë dhe bagazhe, përket kompanisë Iberian Airlines, ishte drejtuar për në aeroportin e Vigos në Spanjë./tvklan.al

 






Të ngjashme