Video/Sekustrohet 1.2 ton kanabis në brigjet italiane, trafikantët i shpëtojnë policisë
1,2 ton kanabis është sekustruar nga policia italiane në afërsi të Barit, vlera e të cilës në tregun italian është 12 milion euro. Trafikantët arritën të largoheshin nga mjeti lundrues 10 metra drejt bregut, ku edhe kanë humbur gjurmët.
Operacioni i policisë italiane është zhvilluar mbrëmjen e të premtes ku në brigjet e Puljas është parë një mjet lundrues, që të lëvizë me shpejtësi të madhe. Disa mjete janë vënë në ndjekje të gomonës. Pas kësaj trafikantët kanë hedhur në det të hapur sasinë e drogës për të fituar shpjetësi.
Më pas ata janë afruar afër bregun në zonën Cala Corvino, pranë Monopoli ku edhe kanë humbur gjurmët. Pavarësisht kontrolleve policia nuk mundi të gjejë trafikantët.
Si provë materiale nga ana e autoriteteve italiane janë sekuestruar 1200 kilogramë kanabis e ndarë në 80 pako. Gomonja e pajisur me dy motorrë me nga 350 kuaJ fuqi secili, duke e bërë një mjet mjaft të shpejtë dhe të vështirë për ta kapur.
Guardia di Finanza nuk sqaron se nga ku ishin nisur trafikantët apo cila ishte origjina e sasisë më të madhe të drogës të kapur kohët e fundit. Mediat italiane raportojne droga vjen kryesisht nga brigjet ballkanase të Ardiatikut, nga Kroacia, Mali i Zi e Shqipëria dhe se trafiku drejtohet nga grupe kriminale shqiptare.
Shqiptarët, thote gazeta “Il Giornale”, kanë ngritur një nga sistemet me të mëdha në botë të prodhimit të kanabisit dhe më pas shitjen e tij kryesisht në Itali.
TV Klan