Video/Sëmundja misterioze i shkatërron jetën 23-vjeçares


Video/Sëmundja misterioze i shkatërron jetën 23-vjeçares

18:52 15/05/2016

Shëndeti i kësaj vajze të re dita-ditës po përkeqësohet. Nëna e saj ka shpërndarë një video në internet ku tregon momentet e fundit të së bijës e cila vuan nga një sëmundje ende pa emër që po i shkatërron jetën.

Kirsty, 23 – vjeçe  u pickua para 11 vitesh, kur ajo ishte vetëm 12 vjeçe nga një insekt në kopështin e saj dhe që prej asaj dite shëndeti i vajzës ka ardhur gjithnjë duke u përkeqësuar.

Nëna e saj, Theresa pohon se e bija që nga ajo kohë ka patur vazhdimisht dhimbje kronike. Por vetëm muajin e fundit ajo ka qenë katër herë në spital për shkak të gjendjes së rënduar.

Theresa e cila lutet çdo ditë  për të bijën ka frikë se koha e saj po mbaron.

“Ajo nuk mund të marrë ilaçe pasi ka shumë të vjella, ajo është e lodhur, ajo është e dobët, do të vdesë”

- thotë ajo.

vajza 2

Mjekët nuk kanë arritur të diagnostikojnë sëmundjen e saj.  Për 7 vite ata kanë thënë se ajo kishte sëmundjen Lupus, por më pas kjo u hodh poshtë nga një mjek në spitalin Guy si dhe testet të cilat rezultuan negative. Kështu që familja e saj po përpiqet të gjejë teste alternative për të diagnostikuar sëmundjen e saj.

Ata besojnë se një trajtim në qendër të Floridas, SHBA, e quajtur Wellness Sponaugle mund të jetë përgjigjia e vetme.

Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, nëna e  23 -vjeçares ka thënë:

"Unë me të vërtetë ndihem sikur koha po mbaron. Faleminderit të gjithëve për atë që keni bërë.”

/tvklan.al





Të ngjashme