Video/Shpërndante heroinë në qendër të Tiranës, arrestohet 43-vjeçari
Një 43-vjeçar që shpërndante drogë në qendër të kryeqytetit është arrestuar ditën e mërkurë.
Sipas policisë, në pranga ka përfunduar Miron Xhano, i cili u kap në kuadër të operacionit “Continued” me 329 gramë lëndë narkotike heroinë.
Ai akuzohet se u shiste Heroinë, në sasi të konsiderueshme si dhe me doza, personave të ndryshëm në zonën e 21 Dhjetorit, Rrugës së Durrësit dhe Sheshi Karl Topia.
Në baze të informacioneve të marra është organizuar shërbimi me qëllim kapjen e tij në flagrancë konkretisht në Rrugën “Muhamet Gjollesha”, në kryqëzim me Rrugën “Naim Frasheri”.
Gjatë kontrollit personal atij i’u gjetën në një kuti të vogël, 5 doza Heroinë, ndërsa në shtëpi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 329.2 gramë të tjera Heroinë, e ndarë në paketime dhe doza të ndryshme.
Policia po ashtu sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 automjet Volkswagen, 4 aparatura telefonike dhe 1 peshore elektronike./tvklan.al