Video/Skandali i përgjimit, Ermira Mehmeti shpërthen në lot në Kuvendin e Shqipërisë


Video/Skandali i përgjimit, Ermira Mehmeti shpërthen në lot në Kuvendin e Shqipërisë

12:33 27/04/2016

Deputetja shqiptare e Parlamentit të Maqedonisë, Ermira Mehmeti, ka shpërthyer në lot sot në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, kur ka guxuar të flasë hapur për herë të parë, siç u shpreh, për skandalin e një përgjimi me natyrë seksuale që synoi të përdhoste figurën e saj. Mehmeti e mori fjalën në Konferencën Rajonale të Aleancës së Grave Parlamentare.

Jam angazhuar në politikë për vite dhe kam guxuar të flas hapur në politikë por në fund duket se e pagova me një çmim jo vë të vogël, se më vendosën në bankën e të akuzuarit për të më thënë të gjitha të zezat. Askush nuk pyeti sesi u bë i mundur gjithë ky përgjim i montuar. Unë akoma jam duke vuajtur traumën nga një goditje jo e vogël dhe kjo është paraqitja ime e parë publike pas asaj ngjarjeje. Ajo më ngelet si pyetja  është sesi fitohet një betejë e tillë

”, ka thënë Mehmeti.

Ermira Mehmeti

 

Zgjohem nga gjumi dhe kuptoj sa pak duhet dhe ballafaqohem me një gjykim të pamëshirshëm të moralit të dhe me një dënim kolektiv për gjithçka, nuk ka patur gjyq dhe sa pak një personi publik i rrënohet jeta, për 5 minuta, ndoshta dhe më pak. Pyetja ime është si mund të vijojmë? A ja vlen që një zonjë të vazhdojë jetën politike. Kam arritur që në vazhdimësi të kritikojë politikat e një qeverie jo demokratike, kam guxuar të flas hapur publikisht për nevojën dhe demokracinë e brendshme në partinë ku unë bëj pjesë dhe në fund pagova një çmim, jo të vogël

”, ka thënë deputetja shqiptare në Parlamentin e Maqedonisë./

tvklan.al






Të ngjashme