
Video/Tre të plagosur nga përplasja e 3 makinave
Tre persona mbetën të plagosur pas një aksidenti në superstradën Lezhë-Shkodër.
Një automjet tip BMVqë lëvizte në drejtim të Tiranës bëri një parakalim të gabuar pranë kryqëzimit të Blinishtit, duke e përplasur fillimisht me një mjet tip Benz dhe më pas me autoveturën Reno që tentoi ta parakalonte.
Si pasojë mbetën të plagosur 3 persona të cilët udhëtonin me mjetin tip Reno.
Sipas policisë, shkak për aksidentin ka qenë parakalimi i gabuar dhe shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte automjeti tip BMV.
Tv Klan