Konflikt me armë në lokal në Selitë/Pronari nxjerr armën, plagos dy persona
Dy persona mbetën të plagosur pas një konflikti mes dy të personave në një lokal në zonën e Selitës në Tiranë. I plagosur mbeti Valment Pelivani, si dhe kamerieri i lokalit Renato Hoxha.
Policia po kërkon pronarin e lokalit, A. Musai dhe djalin e tij F. Musai, të dyshuar si të përfshirë në ngjarje.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20 minuta, pas një debati mes pronarit të lokalit Florian Musait dhe Valment Pelivanit i njohur edhe me emrin Xhon Pelivani.
Policia po heton në dy pista. E para është ajo e një konflikti të çastit, pasi autori dhe i plagosuri ishin takuar vetëm pak momente përpara krimit.
Pista e dytë është ajo e një konflikti që lidhet me biznesin e lokalit, i cili është hapur vetëm një javë më parë në zonë.
I plagosuri Pelivani është një person me precedentë penale i njohur nga policia dhe si anëtar i një grupi të rrezikshëm kriminal. Në një rast ai është rrëmbyer në ambientet e një qendre tregtare, për çështje borxhesh.
Tv Klan