Vidhen parmakët e urës në Gjirokastër – (20 Dhjetor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Me parmakët e kësaj ure janë ndërtuar e zbukuruar shtëpi. Betoni i vendosur anash urës së lumit Drino në Gjirokastër, ndër të tjera shërbente edhe për të mbrojtur makinat dhe këmbësorët të mos bien në ujë. Pak nga pak ata janë vjedhur dhe ndërkohë kanë rritur rrezikun si për udhëtarët, ashtu edhe për vetë vjedhësit që kalojnë përditë bashkë me fëmijët mbi urë.
Me 2500 blloqet e marra këtu janë ndërtuar themele e mure. Nëpër disa shtëpi dallohen qartë parmakët, sepse kanë formë të veçantë. Megjithatë ndërmarrja e rrugëve nuk është ndier të paktën për të denoncuar vjedhjen. Po ashtu edhe policia e qarkullimit rrugor të Gjirokastrës./tvklan.al